Në Whitehaven të Britanisë së Madhe, në qendër të qytetit, ishte ngritur një fabrikë kanabisi, që kishte brenda 1300 bimë narkotike dhe vlera e drogës shkonte deri 1 milionë paund.

Kryetari i Këshillit në qytet Brian O’kane tha se ishte ndjerë shumë i tronditur nga ajo që kishte marrë vesh. “Duke ditur faktin se ajo ndërtesë ndodhet në qendër të qytetit tonë, se është me përmasa të mëdha, nuk mundesh dot ta besosh këtë gjë. Qyteti ynë nuk mund të ndotet nga drogërat në asnjë mënyrë”, deklaroi O’Kane.

Fabrika e kanabisit dyshohet se është ngritur nga dy shqiptarë të identifikuar si Xhona Leka 28 vjec dhe Gjergji Braculla 39 vjec. Ata janë paraqitur në gjyq të hënën, ku janë përballur me dy akuza.

Braculla mohoi gjithcka. Cështja më tej është dërguar në Carlisle, ku gjyqi final në ngarkim të dy shqiptarëve pritet të mbahet më datë 26 qershor 2020. Leka dhe Braculla janë lënë në paraburgim.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb