Një hakmarrje e mundshme dyshohet se ka çuar sot në plagosjen me armë zjarri të një 49-vjeçari në fshatin Kopaçëz të Delvinës. “BalkanWeb” sjell detaje të reja nga ngjarja që ndodhi rreth orës 04: 00 të mëngjesit.

I plagosuri Martin Doda ka deklaruar se u qëllua sapo ka dalë nga banesa në rrugë për të shkuar në Lezhe. Për ngjarjen policia ka shoqëruar si autor të dyshuar 73-vjeçarin Kadri Nora, të cilit i është sekuestruar edhe një arme Model 56 Kallashnikov, që dyshohet se është përdorur për të qëlluar 49-vjeçarin. Në vitin 2015, djali i të moshuarit, Eduard Nora që punonte si bari, u gjet i plagosur në këmbë me arme zjarri.

Atij iu dha ndihma e parë duke e transportuar në një tjetër stan, por në pritje të mbërritjes së autoambulancës nga Saranda dhe Delvina, ai ka ndërruar jetë. Ekspertiza mjeko-ligjore zbuloi se ai ishte qëlluar me arme zjarri pistolete poshtë gjurit. Ngjarja u hetua edhe si vrasje edhe si vetëvrasje, por nuk u gjet as armë e as gëzhojë në vendin e ngjarjes. Për këtë ngjarje i moshuari akuzonte si autor Martin Doden, i cili punonte bashkë me të birin, si bari.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: