PODGORICE

Pas një seance dëgjimore në Prokurorinë e Lartë të Shtetit në Podgoricë, shtetasit shqiptarë të dyshuar për vrasjen e një oficeri policie, Milutin Lekoviç, në Igalo, u urdhëruan të qëndrojnë deri në 72 orë në qelitë e paraburgimit.

Drejtoria e Policisë njoftoi më herët sot se kryesi i drejtpërdrejtë i krimit ishte Luan Hasanaj, 43 vjeç, shqiptar nga Malësia e Madhe. Me të ishin Lulzim Hasanaj (49 vjeç dhe dhe Nure Hasanaj 67- vjeçe, e ëma e tyre. Të tre akuzohen për veprën penale të vrasjes së rëndë dhe mizorisë ndaj një zyrtari. Lekoviç u vra pasditen e djeshme në detyrë, ndërsa kapi tre personat që ishin pa dokumente dhe që synonin të kalonin në drejtim të Kroacisë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Polici u qëllua në pjesën e kokës nga njëri prej shqiptarëve që ndodhej në sediljen prapa policit, me një armë që e mbante me vete. Agresorët më pas u arratisën nga automjeti dhe morën një taksi për në Sutorina, me synim që të largoheshin nga Mali i Zi. Ata u ndoqën menjëherë dhe u arrestuan rreth orës 17:00 në Sutorina.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb