KUCOVE

Pas informacioneve të marra në rrugë operative, efektivët e Komisariatit të Policisë Kuçovë  kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Diga”, duke sekustruar në një banesë në fshatin Demollarë të qytetit të Kuçovës 100 kubikë me bimë narkotike “Canabis Sativa”, të gatshme për t’u kultivuar.

Gazetarja Eneida Petova raporton për “Balkanëeb” se Policia e Kuçovës ka arrestuar edhe dy kultivuesit e bimës narkotike: Gerald Gjika (Klevis Sina) 30-vjeç dhe Gentjan Bilishi 37-vjeç, të dy banues në lagjen 1 Maji në qytetin e Kuçovës.

Policia e Kuçovës ishte njoftuar se të dy këta shtetas merreshin me kultivimin e bimëve narkotike dhe banesa ku u gjetën 100 kubikët me canabis ishte në pronësi të dajës së Geraldit, shtetasit Agron Demaj, që jeton në Greqi.

Fakti që banesa e Demaj ishte bosh dhe për të kujdesej nipi ka favorizuar të rinjtë për ta përdorur banesën për kultivim të bimëve narkotike.

Materialet proçeduariale në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale: “Kultivim i bimëve narkotike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Nenet 284 dhe 25 të Kodit Penal.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb