Dy shqiptarë u arrestuan nga policia britanike, pasi janë kapur duke mbjellë kanabis sativa në një banesë në Derbyshire.

Ofiercët ishin informuar nga bvanorët e zonës se në një shtëpi mbillej kanabis, ndaj shkuan aty për inspektim. Policia gjeti 200 rrënjë kanabisi në vendngjarje. Aty u gjet drogë e klasit B. Uniformat blu arrestuan në flagrancë shtetasit me origjinë shqiptare Sukses Cenaj dhe Armando Iberhasaj.

Dy 23-vjeçarët, që kishin arritur në Britaninë e Madhe në fillim të këtij viti, deklauan se ata ishin thjesht “punëtorë” të kanabisit e jo organizatorë të trafikut të lëndës narkotike, shkruan “Daily Telegraph”.

Katër muaj burgim secili

Gjykatësi Shaun Smith QC. Vendosi të dënojë secilin shqiptar me katër muaj burgim.

Kur dha vendimin, gjyqtari tha: “Unë jam duke iu gjykuar, por e di fare mirë se ju nuk jeni organizatorët. Ju thjesht kontrollonit kanabisin në banesë, pasi të tjerë qëndrojnë pas këtij rrjeti të trafikut të kanabisit. Shumë shqiptarë kapen në Angli duke mbjellë kanabis në ferma.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: