ANGLI

Dy shqiptarë, emigrantë të paligjshëm në Angli janë arrestuar për posedim të lëndëve narkotike. Ata kishin ngritur një laborator droge, që nga gjyqtarët u cilësua si më modernja që kishin parë ndonjëherë.

Nëse do të shitej droga që u sekuestrua, shqiptarët do të fitonin 450 000 paund. Poplicia zbuloi se në banesën ku qëndronin shqiptarët mbillej hashash. Çdo dhomë kishte drogë, përpos njërës prej tyre. Shqiptarët në banesë në  Quinton u arrestuan. Ata janë Rajmond Dani, 24 vjeç dhe Adrian Gollakij, 29 vjeç. Të dy janë dënuar me 18 muaj burg për posedim droge, shkruajnë mediat angleze.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Një nga oficerët e policisë ka thënë se ky ishte “laboratori më modern që ka parë në jetë”. Dani u gjet në korridor të shtëpisë, kurse Gollakij u arrestua në tentativë për të ikur. Oficerët gjetën gjithsej 541 bimë në të gjithë shtëpinë, e cila ishte në përmasa të mëdha. Policia gjeti edhe mjete të tjera, që përdoren për rritje të kanabisit.

Avokati i Danit ka deklaruar në gjyq se ai kishte ardhur në Britani me shpresën që të gjejë punë në ndërtim e jo të merrej me drogë. Sipas tij, Dani nuk e dinte se do të punonte në një fabrikë kanabisi. Ndërsa për Gollakijn u tha se ai po ashtu kishte ardhur në Britani për një jetë më të mirë. Dy shqiptarët kanë deklaruar se janë detyruar të merren me këtë aktivitet, pasi iu kishin borxh personave të tretë, të cilët i kishin ndihmuar për të shkuar në Angli.

(dionis xhafa/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb