ITALI

Dje pasdite, karabinierët e Piglios kanë arrestuar 3 shqiptarë, të akuzuar për grabitje të dhunshme.

Shqiptarët e arrestuar janë Ermal Gjeta, 29 vjeç akuzuar për vjedhje të banesave, plaçkitje, posedim i pajustifikuar i pasurisë, lëndimi, rrëmbimi me qëllim grabitje, fyerje dhe rezistencë ndaj policëve. I riu tjetër nga Shqipëria i prangosur është Nikollë Tirja 26 vjeç, i akuzuar për vjedhje banesash dhe posedim të pasurisë së vjedhur, si dhe Armand Gjoka, 28 vjeç, akuzuar për vepra të ngjashme.

  • foto galeri
  • foto galeri

Të rinjtë shqiptarë kishin shkuar në Frosinone nga Roma, ku kishin jetuar më herët. Që të tre ishin hetuar nga Prokuroria në Frosinone, pasi merreshin me vjedhje të banesave. Hetimi nisi pas një grabitjeje që ndodhi në një shtëpi në Piglio në 7 nëntor 2019 në dëm të një qytetari vendas, i cili kur po kthehej në banesë u prit nga tre shqiptarët me maska, që e kërcënuan.

Shqiptarët kishin hyrë në banesën e qytetarit italian, ata kishin marrë kasafortën dhe pasi kanë dhunuar shtetasin italian, janë larguar bashkë me mallin e vjedhur. Hetimet treguan se të dyshuarit po ashtu mund të kishin kryer aktivitet kriminal edhe në Ravenna, Perugia, Bolonja, Modena dhe Reggio Emilia.
Të dyshuarit kishin probleme të theksuara me drejtësinë. Që të gjithë të dyshuarit si të implikuar gjenden në burg.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb