Zbardhen idenitetet e dy personave te arrestuar dje per grabitjen e filialit te bankes ne Koplik.

Burime nga policia dhe prokuroria bejne me dije se Klevis Gurraj dhe Bekim Gurraj, dy vellezer nga Bajza ne Malesine e Madhe jane dy prej shtetasve te ndaluar diten e djeshme nga policia vendore e Shkodres si te dyshuar per grabitjen e institucionit financiar ne qytetin e Koplikut tre jave me pare.

Lajmi behet i ditur per BalkanWeb nga gazetari Senad Nikshqi.

TNderkohe ne oren 10:00 pritet qe policia vendore e Shkodres dhe prokuroria te dalin me nje komunikate per shtyp lidhur me kete ngjarje. Nderkohe policia ka shoqeruar rreth 15 persona ne total duke bere ndalimin e dy vellezerve ndersa po punohet per ndalimin e dy te dyshuarve te tjere per kete grabitje. Po ashtu policia dhe prokuroria do te dalin ne komunikate lidhur edhe me nje tjeter ngjarje ne Malesine e Madhe qe ka te beje me ndalimin e dy shtetasve te dyshuar per shtepi bari.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: