DURRES- Autorë të disa vjedhjeve në biznese e banesa, të kthyer në tmerrin e zonave si “Shkëmbi i Kavajës”, Golemit, Kavajës dhe Përmetit u arrestuan sot falë bashkëpunimit të Policisë së Durrësit me Policinë e Tiranës.

Ata janë Ervis Berisha 35 vjeç dhe Fatjon Loca 30 vjeç, të dy banues në Tiranë. Gjithashtu, filloi procedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetases: A. S. 30 vjeçe, banuese në Tiranë.

Policia ka arritur të dokumentojë një sërë vjedhjesh të kryera nga shtetasit e mësipërm, në në bashkëpunim me njëri- tjetrin.

Nga veprimet hetimore të kryera është dokumentuar me prova shkencore se shtetasit e ndaluar dyshohet se janë autorë të ngjarjeve të mëposhtme:

1.Më datë 03.01.2018 gjatës natës, në lagjen Nr.13 dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin ushqimor të shtetasit Sh.K. ku kanë marrë paketa cigare të markave të ndryshme.

2. Më datë 14.02.2018, në lagjen Nr.13, tek Shkëmbi Kavajës, dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit I.B. ku kanë vjedhur oriendi shtëpiake dhe një sasi parash.

3. Më datë 14.02.2018, në lagjen Nr.13 dyshohet se kanë vjedhur banesën e shtetasit Y.B. ku kanë marrë oriendi të ndryshme shtëpiake.

4. Më datë 16.02.2018, në lagjen Nr.13, tek Shkëmbi i Kavajës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetases R.B. ku i kanë marrë oriendi të ndryshme shtëpiake.

Në ngarkim të shtetasit Fatjon Loci, nga veprimet hetimore të kryera nga Efektivet e Komisariatit të Policisë Kavajë është dokumentuar se është autor i dyshuar i ngjarjeve si më poshtë vijojnë:

1. Më datë 16.12.2017 dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetasit R. Z., ne Qerret, ku ka marrë një televizor plazma dhe një biçikletë.

2. Më datë 16.01.2018 dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetasit I. K., në Kavajë ku ka marrë një televizor plazma.

3. Më datë 30.01.2018 dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetasit S. L., në Golem ku ka marrë një televizor plazma.

Po kështu në bashkëpunim me Strukturat e Policisë së Komisariatit Përmet u bë e mundur dokumentimi i vjedhjes së një sasie prej 170.000 lekë dhe 350€ që ky shtetas dyshohet se i ka vjedhur në një hotel në qytetin e Përmetit me datë 15.12.2017.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale:

•” Vjedhja në bashkëpunim” në ngarkim të shtetasve Ervis Berisha dhe Fatjon Loca parashikuar në nenin 134/2 të Kodit Penal.

“Moskallëzim i krimit” në ngarkim të shtetases A.S. parashikuar në nenin 300 të Kodit Penal

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb