Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në ceremoninë e diplomimit të 1600 studentëve të Universitetit të Mjekësisë. Gjatë fjalës së mbajtur, Rama u përball me një situatë aspak të këndshme, teksa dy të rinj i ngritën zërin dhe e kritikuan ashpër.

“A e dini se studentët që diplomohen sot janë vetëm të pasur? Kam prerë biletën për t’u arratisur”, ishte fjalia e njërit nga studentët. Pas kësaj, kryeministri reagoi ashpër: “Jepjani pra recetën këtij”, tha kreu i qeverisë. Ndërsa, ka reaguar pas kësaj edhe një tjetër i ri, që tha se tarifat janë tepër të shtrenjta në universitet.

Pas incidentit,dy të rinjtë janë shoqëruar në komisariat. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “Balkanweb” se dy të rinjtëjanë shoqëruar pranë Komisariatin numër 1. Të shoqëruarit janë Enriko Peculi dhe Emiljando Kita, të dy anëtarë të Organizatës Politike.

Pasi janë marrë në pyetje, ata janë lënë të lirë. Shoqërimi i të rinjve është bërë për prishje të qetësisë publike.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb