Drejtoria Rajonale e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar sot vendimin e gjykatës arrest shtëpie për dy punonjës policie në pikën Kufitare Qafë-Botë, të akuzuar se i kanë vjedhur para një emigranti nga Pakistani.

Bëhet fjalë për Dritan Sulon dhe Ronald Xhaferi, me detyrë Trup Shërbimi në Komisariatin e Policisë Kufitare Sarandë, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën” e kryer në bashkëpunim.

Ekzekutimi i këtij vendimi vjen pas një pune intensive hetimore, në vijim të ngjarjes së ndodhur më datë 25 janar të këtij viti, kur u ndalua punonjësi i policisë Marjus Jaupaj dhe u procedua në gjendje të lirë punonjësi i policisë Sulo.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb