VLORË

Identifikohen viktimat e krimit të dyfishtë brenda familjes në Vlorë.

Gazetari Enrik Mehmeti raporton për “BalkanWeb” se nipi 39-vjeçar Genci Koreta ka vrarë xhaxhanë e tij, Jorgji Koreta, 64-vjeç.

Më pas, 39-vjeçari ka vrarë edhe veten me po të njëjtën armë gjahu, e cila është sekuestruar nga policia. Ngjarja tragjike ka ndodhur në fshatin Mekat të Vlorës, ku dyshohet se xhaxha e nip kanë pasur një konflikt për motive të dobëta, duke çuar deri në vrasje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb