Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me ngjarjen që ndodhi sot në Tiranë, ku një punonjës i IMT-së është plagosur teksa ishte në krye të detyrës, Ilirjan Gavelli. Ngjarja ndodhi në rrugën Todi Shkurti.

Mësohet se një punonjës i IMT-së që kishte shkuar bashkë me kolegë të tij dhe efektivë policie për të zbatuar një vendim për shembjen e një banese, është plagosur në bark.

  • foto galeri

BalkanWeb mëson se autori i dyshuar për ngjarjen është Qani Muça. Ndërkohë, dëshmitarë okularë të ngjarjes bënë me dije për BW se një prej plumbave ka përfunduar në një Fuoristradë të parkuar para një lokali. Ndërkohë që aktualisht shtëpia e Muçës, pronarit të banesës është shembur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb