Zbulohen emrat e propozuar për ambasador ë Londër, Berlin, Tel Aviv dhe Ankara.

Lista e emrave:

-Uran Ferizi propozohet ambasador për në Mbretërinë e Bashkuar. Ai zëvendëson ambasadorin Qirjako Qirkjon.

-Blerta Kazadej propozohet për ambasadore në Turqi, si dhe ambasadore rezidente për Azekrbaxhanin, Iranin, Kirgistranin, Pakistanin, Gjeorgjinë, Afganistanin dhe Kazikistanin. Ajo zëvendëson ambasadorin Kastriot Robo.

-Adia Sakiqi, aktualisht ambasadore në Holandë, propozohet për të zëvendësuar ambasadorin Artur Kuko në Gjermani.

-Zv. ministrja Meri Kumbe propozohet për ambasadore në Izrael.

Të propozuarit fillimisht do të paraqiten për dëgjesa në komisionin parlamentar të Punëve të Jashtme e më pas fjalën e fundit me dekret e thotë presidenti i Republikës, Bajram Begaj, sipas Top Channel.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: