Zbardhen identitetet e viktimës dhe vëllait të tij të plagosur në Xhafzotaj të Shijakut.

Dorjana Bezat raporton për BalkanWeb se Fiqiri Musa Çalliku mbeti i vrarë pas goditjes me thikë kurse Fadil Muas Çalliku ngeli i plagosur.

Në fakt të dy u dërguar në spital por 65- vjeçari nuk ia doli dot të mbijetojë. Ata ishin në tokën e tyre në momentin që janë goditur me thikë teksa gazetarja Klodjana Haxhiaj bën me dije se ngjarja ka ndodhur për pronën e tyre dhe janë goditur pikërisht nga personi tjetër me të cilin kishin konfliktin.

Por ndërkohë Policia ka shoqëruar deri më tani disa persona si dhe ka sekuestruar disa prova materiale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb