Pak minuta pasi kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste njoftoi zyrtarisht për nisjen e procedurave të shkarkimit të Kreut të Shtetit, Ilir Meta, sigurohet lista e deputetëve që kanë kërkuar shkarkimin.

Balla tha se janë 55 deputetë të Kuvendit që mendojnë se Presidenti Meta nuk duhet të qëndrojë më në detyrë. Listën e plotë me emrat e tyre e ka siguruar për “BalkanWeb” gazetari Ergys Gjencaj.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Mësohet se deputetëve socialistë u janë bashkuar edhe disa deputetë të rinj që hynë në parlament pas largimit të PD dhe LSI.

Të enjten Parlamenti miratoi me 100 vota rezolutën kundër vendimit të Presidentit Ilir Meta për të shfuqizuar dekretin për zgjedhjet e 30 qershorit.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb