Kryesia e Partisë Demokratike miratoi kandidatët për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 Marsit. Burime zyrtare të PD, konfirmuan për ‘BalkanWeb’ se kandidatët e propozuar nga strukturat e Partisë Demokratike u miratuan unanimisht nga kryesia e PD.

Kështu në zgjedhjet e 6 marsit PD do të garojë në 6 bashkitë me:

Bashkia Shkodër: Xhemal Bushati,
Bashkia Durrës: Luan Hoti
Bashkia Lushnjë: Indrit Sefa,
Bashkia Dibër: Luan Haka
Bashkia Rrogozhinë: Ferdinand Saraçi
Bashkia Vorë: Ymer Marku

“Pas mbledhjes së kryesisë, fokusi i punës do të jetë angazhimi në terren për të fituar zgjedhjet në të 6 bashkitë” thanë burime nga kryesia e PD.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb