TIRANË

KQZ ka përcaktuar sot përmes shortit, relatorët që do të shqyrtojnë kërkesat ankimore të PD për zgjedhjet e 25 prillit.

Partia Demokratike depozitoi dje në KQZ dosjen ankimore për mosnjohjen e zgjedhjeve të 25 prillit në 9 qarqe, në të cilat ajo pretendon qindra fakte konkrete të vjedhjes së votës dhe tjetërsimit të vullnetit të shqiptarëve.

-Elvin Lako u përzgjodh relator për kërkesat e PD për qarkun e Vlorës me nr. 36, Shkodrës me nr. 38 dhe Elbasan me nr.40

-Elvis Çefa do të jetë relator për kërkesën e PD për qarkun Korçë me nr. 43 dhe dy kërkesat e LSI për qarqet Berat me nr 34 dhe Durrës me nr. 34

-Ilir Rusmajli u caktua relator i dy kërkesave të PD për qarkun Berat me nr.42 dhe Fier me nr. 44 dhe kërkesën e koalicionit ABEOK me nr.45.

-Koli Bele do të jetë relator për dy kërkesat e PD për qarkun Durrës me nr.37 dhe Gjirokastër me nr. 41 si dhe për kërkesën e LSI për qarkun Berat me nr.35

-Ledio Braho është relator për kërkesën e PD për qarkun e Tiranës me nr 39, kërkesën e LSI për qarkun Gjirokastër me nr.33 dhe atë të ABEOK me nr.32

Caktimi i relatorëve u bë me short me gogla dhe sipas Kodit Zgjedhor shqyrtimi i kërkesave duhet të bëhet brenda 24 orëve nga hedhja e shortit të KAS.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: