REGGIO EMILIA

Policia në Reggio Emilia ka arrestuar dy shqiptarë, të dyshuar se kanë kryer një sërë grabitjesh gjatë Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri 2020.

Ata kanë bërë vjedhje në qytet dhe në zonën periferike të Mantuas. Dy shqiptarët akuzohen për grabitje të rënda, të kryera më shumë se njëherë, shrkruajnë mediat italiane.

  • foto galeri

Në pranga kanë përfunduar shqiptarët Mario Kishta 21 vjeç, banues në  provincën e Kremones dhe bashkëkombasi i tij 32 vjeçar Isuf Fishti. Pasi banesave ku ata jetonin iu është brë kontroll, shqiptarëve iu është sekuestruar bizhuteri, para dhe sende të tjera me vlerë. Hetimet kanë zbuluar se grupi me anë të një makine që përdorte, bënte vjedhje të shtëpive mes zonës së Reggio Emilias dhe Mantuas.

Midis 17 dhe 25 Dhjetorit të dy sulmuan shtëpitë në Reggio Emilia, Rubiera, Montecchio, Bibbiano dhe Viadana Shqiptarët vepronin gjithmonë në muzg, pranë perëndimit, me qëllim që të mos viheshin re nga vendasit.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb