Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e mbrëmjes së sotme në Librazhd.

Policia ka identifikuar autorin dhe bashkëpunëtorin e tij që drejtonte mjetin nga ku është qëlluar.

Dyshohet se autori ka pasur për objektiv një tjetër person.

Gazetari Fatmir Popja raporton se shtetasi i plagosur është Shpëtim Skura, ndërsa autori është identifikuar si 27-vjeçari Albi Biçaku.

Mësohet se Skurra ndodhej në një lokal së bashku me disa të rinj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb