GJIROKASTËR

Janë identifikuar edhe dy viktima të tjera të aksidentit tragjik në Qafë Muzinë, që ndodhi pasditen e kësaj te enjteje.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se përveç shoferit Bardhi Proda, viktima kanë mbetur edhe çifti i bashkëshortëve Fiqiri e Drite Korçari, 77 dhe 72 vjeç.

Ndërkohë, mbetet i paidentifikuar ende një trup i pajetë, ndërsa një tjetër është akoma në furgon, pasi nuk është mundur të nxirret.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb