Identifikohen dy vëllezërit nga Pogradeci që u gjetën të vrarë sot në Maliq. Gazetarja Lorena Kodra raporton për “BalkanWeb” se bëhet fjalë për Andrea dhe Martin Olldashin.

Referuar informacioneve të para policore, gazetarja Lorena Kodra raporton për “BalkanWeb” se të dy janë me precedentë penalë.

Mësohet se Andrea Olldashi ka qenë disa herë ne burg për vjedhje, kryesisht banesash.

Duke qënë se prej 3 ditësh nuk kishin shkuar në shtëpi, është bërë denoncimi në polici nga familjarët, të cilët thanë se të rinjtë ishin zhdukur pa lënë gjurmë
Te dy djemtë ishin zhdukur pa lënë gjurmë.

Dy vëllezërit mësohet se arrestuar nga policia 8 vite më parë pasi dyshohen se janë autore të shpërthimit të një lokali në Pogradec. Sipas raportimit të gazetares Dorjana Bezat, ngjarja ka ndodhur në korrik të 2012. Tritoli i është vendosur biznesmenit Gjergj Leka.

“Andrea dhe Martin Olldashi përkatësisht 25 dhe 23 vjeç, banues ne lagjen nr 1 Pogradec pasi dyshohen se  janë autorë të shpërthimit të ndodhur rreth ores 02:30 të mesnates së djeshme në lokalin e shtetasit me iniciale Gj.L 57 vjec. 

Sipas policisë gjatë shpërthimit ka patur vetëm dëme materiale dhe kryesisht të xhamave të lokalit ndërkohë që po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Ndërkohë materialet hetimore do i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Shkatërrim i pronës me eksploziv, e kryer në bashkëpunim”.

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 10.12.2020, rreth orës 11:50, në fshatin Zvirinë, në afërsi të vendit të quajtur “Kisha e vogël”, janë gjetur të pajetë, trupat e vëllezërve A. O., 33 vjeç dhe M. O., 31 vjeç, banues në Pogradec, të cilët dyshohet të kenë humbur jetën si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit. Këta shtetas, ishin larguar nga banesa e tyre që prej mbrëmjes së datës 07.12.2020.

Në lidhje me këtë ngjarje menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor, me ekspertët më të mirë të Policisë Kriminale të strukturave hetimore në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë.

Forcat Operacionale të DVP Korçë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Maliq, janë duke krehur zonën, gjithashtu janë shoqëruar në Polici disa persona për t’u marrë në pyetje nëse kanë dijeni apo jo në lidhje me këtë ngjarje.

Po ndiqet itinerari i lëvizjeve dhe po kryhen një sërë veprimesh hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje si edhe kapjen e vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb