FIER/VLORE- Dy persona kanë përfunduar në pranga të policisë pasi lëviznin me armë pa leje. Arrestimi i këtyre dy shtetasve është bërë në Fier dhe në Vlorë.

Në operacionin e policisë në Fier është arrestuar 25-vjeçari, Baftjar Bushi, ndërsa në Vlorë në pranga ka përfunduar 49-vjeçari, Ilir Birçaj.

Sakaq, në dy operacionet janë kapur në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar armët dhe disa fishekë. Ndërkohë, i arrestuari në Vlorë është një emër i njohur për policinë e shtetit, pasi rezulton të jetë me precedent të mëparshëm penal.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb