Një shtetas italian ka rënë pre e mashtrimit të një bande shqiptarësh, të cilët i kanë vjedhur atij një shumë prej 18 mijë eurosh. Personi nga provinca e Foggias krijoji një lidhje virtuale me një “vajzë” shqiptarë, të cilës i besoi aq shumë sa nuk u kursye në dërgimin e parave.

Fillimisht shqiptari e mashtroi, më pas i merrte para me anë të kërcënimeve, ndërsa oficerët e policisë në Milano vunë në pranga Ervin Sopin, një 41-vjeçar shqiptar.

Por si italianit iu vodhën shumat e eurove?

Në mesazhe, vajza e re, që në të vërtetë ishte 41-vjeçari shqiptar i kishte thënë se ishte në vështirësi financiare dhe për këtë arsye i kishte kërkuar ndihmë.

“Me shpresën për të nisur një lidhje romantike me gruan, viktima dërgoi rreth 13 mijë euro në një llogari bankare që mbante shqiptari i ndaluar nga policia. Kur viktima vendosi të ndërpresë të gjitha marrëdhëniet me gruan, filluan kërcënimet pas të cilave burri dha edhe katër mijë euro të tjera”, shkruajnë mediat italiane.

Pas denoncimit të tij, rasti u ndoq nga policia, e cila më pas ka arrestuar në Milano 41-vjeçarin Ervin Sopi, që mendohet se ishte organizatori i grupit me 3 persona që po merrnin pjesë në mashtrim.

Më 17 nëntor, dy bashkëpunëtorët e tjerë u arrestuan në flagrancë, një nigerian 48-vjeçar (i cili u vetëvra dy ditë më vonë në burgun e Foggia) dhe Leonardo Rodriquens, 29-vjeçari nga Manfredonia. Të dy u kapën duke shkuar në shtëpinë e viktimës për të mbledhur paratë. Identifikimi i tyre u arrit falë denoncimit të viktimës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb