DURRES – Policia e Durrësit ka reaguar lidhur me investigimin e bërë nga “Fiks Fare” ku dy inspektorë të AKU marrin ryshfet.

Të ndaluar janë: Arben Gupi 51 vjeç, banues në Durrës, Inspektor pranë Drejtorisë së AKU-së;

dhe Medi Çela 49 vjeç,  banues në Durrës, Inspektor pranë Drejtorisë së AKU-së.

Gjithashtu ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasit E.J. 26 vjeç  , banues në Durrës, kamarier në subjektin privat që u kontrollua.

Më datë 18.09.2018 , shtetasit e mësipërm në detyrë Inspektor pranë AKU-së kanë ushtruar kontroll pranë një subjekti privat  dhe nuk kanë mbajtur akt konstatimi ku kamarieri i subjektit që u kontrollua u ka ofruar një sasi parash prej 8 000 lekë të reja , me qëllim që të mos e gjobisnin për mungesë të dokumentacionit higjieno – sanitar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale ” Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” , “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”  parashikuar në nenet  259, 248 , 25 dhe 244 të Kodit Penal.

e.f/BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: