Ndryshojnë shefat e komisariateve në Bulqizë e Mat. Lëvizjet në policinë e shtetit pas emërimit të Drejtorit të Përgjithshëm, Gledis Nano kanë prekur edhe komisariatet në rrethe.

Gazetari Enver Doçi raportoi për “BalkanWeb” se në Mat është emëruar shef i komisariatit Kryekomisar Ervin Hasrama në vend të Gazmend Demrozi, i cili është transferuar në të njëjtin pozicion në Kuçovë.

Po ashtu ndryshime ka edhe në Komisariatin e Bulqizës. Arben Sula ka lënë drejtimin e këtij komisariati duke u zëvendësuar me Florian Rrasën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb