BalkanWeb ka zbardhur emrat e të arrestuarve së fundmi nga Policia për rastet kryesore të goditura gjatë kontrolleve të shtuara pas ngjarjeve kriminale.

Sokol Troka (Zeka) është i arrestuari në Tiranë, i cili ka nga Gjykata e Fierit një masë arresti me burg pasi akuzohet për vrasje në rrethana cilësuese dhe armëmbajtje pa leje, por edhe për falsifikim dokumentesh pasi u ka dorëzuar policëve një kartë identiteti falco.

Flamur Zalla është personi i arrestuar për 203 kg drogë në Zallë të Fushë-Krujës, ndërkohë që 2 djemtë e tij janë në  kërkim.

Gentian Sula u kap në Elabsan duke transportuar 8 sirianë kurse Aurel Alarupi në Korçë me 3 klandestinë të huaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb