Ishin orët e para të mëngjesit të kësaj të enjte, ku SPAK në bashkëpunim me Policinë e Shtetit nisi një mega-operacion paralel në disa qytete të vendit.

Në një konferencë për mediat, SPAK dhe Policia, zbuluan se kishin lëshuar në total 32 urdhër-arreste, nga të cilat janë ekzekutar 18. Të tjerët, janë shpallur në kërkim nga autoritetet dhe po punohet për kapjen e tyre. Mes të arrestuarve, bie në sy Nuredin Dumani, i arrestuar pak javë më parë në Fier, pas atentatit të dështuar ndaj tij.

Po ashtu, në pranga ka rënë miku i tij Henrik Hoxha. Lista, përbëhet nga të “fortë” të tjerë në Elbasan, Laç e Tiranë. Por kush janë 18 të arrestuarit?

Nuredin Dumani

Dumani u arrestua disa javë më parë në Fier dhe akuzohej për vrasjen e vëllait të Talo Çelës, Bujarit. Ai gjithashtu, akuzohej për disa vrasje të tjera, disa të faktuara, e të tjera që nuk dihen.Ai është një emër shumë i njohur për policinë.

Dumani është autor i dyshuar edhe për vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës, ngjarje kjo e kryer në bashkëpunim me Talo Çelën, sipas Policisë dhe dy personave të tjerë.
Autorësia e tyre në këtë ngjarje është dëshmuar nga i penduari i drejtësisë, Klevis Alla, ndërsa dy vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia u vranë pasi akuzoheshin se nuk i kishin kthyer një shumë të konsiderueshme parash që kishin lënë në servisin e tyre.
Vëllezërit Haxhia, gjithmonë sipas dëshmisë së Klevis Allës, kanë deklaruar se paratë i kanë humbur në muajin janar të këtij viti, kur servisi i tyre ra pre e vjedhjes, ku i morën edhe materiale dhe nuk kishin asnjë mundësi për t’i kthyer pas. Dumani është shok me Klevis Kapllanin, i ekzekutuar me 14 plumba më 15 shtator.

Ai akuzohet edhe si organizator i vrasjes së Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdylit, në 2 mars 2020. Po ajo që bie më shumë në sy është se në vrasjen e katër të rinjve në Durrës, Dumani ka bashkëpunuar së bashku me Talo Çelën, ndërsa së fundmi ai akuzohet për vrasjen e vëllait të tij

Nuredin Dumani gjithashtu mësohet se ka qenë i lidhur me një rrjet prostitucioni që doli në dritë pas denoncimit të një vajze nga Durrësi e trafikuar në Francë.
Sipas dëshmisë së saj, Dumani ishte tutori i rrjetit, që i mashtronte vajzat duke u propozuar për martesë dhe në rast refuzimi i kërcënonte se do të vriste familjarët e tyre.

Po ashtu, Nuredini ka qenë i arrestuar më herët edhe për akuzën e vjedhjes.
Dumani, i dyshuar edhe për vrasjen e shokut të tij në Rrogozhinë
Sipas informacioneve të Policisë së Elbasanit, Nuredin Dumani dyshohet se është i implikuar edhe në vrasjen e shtetasit Klevis Kapllani, me të cilin kishte njohje të hershme dhe shoqëroheshin bashkë.

Gjithashtu mësohet se Nuredin Dumani dhe Klevis Kapllani janë nga i njëjti fshat, Sinaballaj, dhe para se Dumani të shpallej në kërkim nga Policia për ngjarjet kriminale, ata shoqëroheshin bashkë në publik.

Henrik Hoxhaj

Ai cilësohet nga policia si njeriu më i afërt i Nuredin Dumanit. Hoxhaj u arrestua bashkë me Dumanin më 29 mars 2022 në qytetin e Fierit, pas atentatit që ranë pre e u plagosën të dy. Ai është një nga ‘ushtarët’ më të besuar të Dumanit, me të cilin ka mbajtur kontakte si në Kosovë e Shqipëri. Hoxhaj është lënë në burg bashkë me Dumanin.

Ardian Uzuni

Ai akuzohej si bashkëpuntor i Dhimitër Zitos, 22-vjeçarit të arrestuar pasi akuzohej se ishte paguar për eliminimin e 37-vjeçarit Edmond Çakmashi. Porosinë thuhet se e ka porositur Alfred Qefalia.

Altin Ndoci

Emri i Altin Ndocit doli në pah gjatë vrasjes së dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia. Ai thuhet se kishte lidhje me dy vëllezërve, edhe për faktin se kanë qenë me origjinë nga Puka. Ndoci, rezulton të ketë lidhje shoqërore me Arben Muçon, pukjanin e arrestuar në 2018 në qytetin e Fierit, për tentativën e grabitjes me armë të familjes së Minella Muçit dhe tentativën e vrasjes së punonjësve të policisë në Fier.

Skerdi Tasi

Tasi u arrestua disa muaj më parë nga Policia. Ai akuzohet si autori i dyshuar i atentatit të dështuar ndaj L M., pronar i një shkolle private në Liqenin e Thatë.

Leonard Palushi

Palushi është ka qenë me detyrë officer Policie. Ai ka qenë i ngarkuar prej vitesh në Elbasan, por pas serisë së vrasjeve atje, u emërua ngë Lezhë. Nuk dihet konkretisht se përse është i arrestuar dhe për cfarë akuzohet.

Fatos Gosa

Njihet si i forti i Peqinit. Nuk dihet konkretisht se përse është arrestuar.

Erion Alibej

Erion Alibej njihet si organizatori dhe porositësi i vrasjes së Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt.

Ky shtetas është organizatori dhe porositësi i vrasjeve të ndodhura më datë 20 dhe 29.07.2020 në qytetin e Elbasanit, në lagjen “28 Nëntorin”.

Erion Alibej në Itali njihej me emrin Andrea Alibej dhe ka qenë i arrestuar së bashkë me të vëllain për trafik droge, i cili u vra në një atentat.
Endrit Alibej u vra te zona e Metalurgjiku në Elbasan dhe mendohet që Erion Alibej ka marr hak për vëllain e tij dhe kundrejt pagesës ka vrarë Emiljano Ramazanin dhe Regis Runaj.

Të dy vëllezërit Endrit dhe Erion janë arrestuar më 4 qershor 2013 nga autoritetet italiane në kuadër të operacionit të koduar “Cocash”.
Në Itali, operacioni u zhvillua nga drejtoria policisë në Asti, Itali, ku u shkatërruan dy grupe të trafikut të drogës.

Vrasja e trefishtë pranë Metalurgjikut në vitin 2018

Në atentat mbeti i vrarë Endri Alibej, 34 vjeç, dhe 2 persona të tjerë, Arben Dylgjeri, 56-vjeç, emigrant në Angli dhe shtetasi turk Erdal Dyranay, 51 vjeç.
Ata ishin duke udhëtuar me një makinë fuoristradë me targa rumune AG 71 ËYP në momentin kur ndaj tyre është qëlluar me breshëri kallashnikovi duke i lënë të vdekur në vend.
Vrasja ka ndodhur pak minuta pasi tre viktimat dhe familjarë të tyre kishin dalë nga një restorant në zonën e Peqinit.
Të dhënat e policisë flasin për katër autorë që kanë ndjekur gjithë lëvizjet e viktimave për disa orë dhe kanë vendosur të realizojnë atentatin në një zonë ku nuk kishte as ndriçim e as kamera në rrugë.
Makina e viktimave ka qenë në ecje në momentin e sulmit dhe pas humbjes së jetës së drejtuesit ka dalë nga rruga duke u përplasur me rrethimin e një objekti në anë të rrugës.

Shtetasi Endri Alibej është arrestuar në Itali në dhjetor të vitit 2013 me 2.5 kilogramë kokainë.
Në operacionin e arrestimit të Alibejt i cili në atë kohë u zhvillua në disa qytete të Italisë, morën pjesë më shumë se 300 policë.

Gentian Sharra

Emri i Gentian Sharrës u bë i njohur për drejtësinë dhe mediat në hetimet e grabitjes së Rinasit. Ai mori me qira asokohe servisin ku u modifikua furgoni që u përdor më pas për grabitjen në aeroport.
Servis “Genti”, i cili ndodhet në rrugën e vjetër Elbasan-Rrethrrotulimi i Bradasheshit, aty ku dyshohet se u modifikua enkas për grabitjen furgoni me mbishkrimin “Hetimi Tatimor” është bllokuar asokohe nga policia si provë metariale.
Mësohet se oficerët e policisë kanë sekuestruar prej andej kamerat e sigurisë, ndërkohë që pronari i servilit, Gentian Sharra, ka konfirmuar se servilin ia kishte dhënë me qira shtetasit Eldi Çala.
“Nuk kisha kontratë noteriale me të sepse është në porces legalizimi. Nuk kam dijeni për aktivitetin e paligjshëm që është kryer në këtë servis”,- ka thënë ai për “Balkanweb” asokohe.

Florenc Çekrezi

Florenc Çerkezi, ishte i vetmi që i shpëtoi atentatit të ndodhur në tetor, ndaj Lulzim Bitrit dhe Ardian Collakut, në hyrje ë Elbasanit. Mësohet se ai u ka shpëtuar plumbave duke u larguar me vrap, ndërsa miqtë e tij kanë mbetur të vrarë, ndërsa sapo kishin dalë.
Ky i fundit ka dhënë detaje mbi atë çfarë ka ndodhur, sipas tij, të tre personat kanë qenë në ambientet e një lokali aty pranë duke treguar gjithë çfarë ka parë të ndodhë para syve të tij. Nuk dihet konkretisht se për pafarë akuzohet.

Elvis Koci

I njohur ndryshe si “Elvis korçari”, ai dyshohet s ii përfshirë në shkëmbimin e zjarrit që u shënua në Elbasan në 2020. Gjatë përplasjes ai mbeti i plagosur. Koçi, njihet si pjesë e një prej bandave që operon në Elbasan.

Ilirjan Feçi

Feçi akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë. Konkretisht më 14 janar të këtij viti, në Fushe-Krujë, shtetasit Ibrahim Difaj, Shpëtim Kraja dhe shtetasja E. V kanë tentuar të vrasin një efektiv policie gjatë një ndjekjeje si nëpër filma.

Ndërkohë që më datë 17.08.2021, në Fushë Kuqe, autorët e dyshuar, shtetasit Ibrahim Difaj, Ilirian Feçi kundrejt pagesës 20.000 euro, të bërë nga shtetasi Robert Laci, kanë tentuar të vrasin shtetasin Alfred Gjoka nga Kruja.

Petrit Qoli

Nuk ka detaje

Agron Qoli

Nuk ka të dhëna

Agron Qafa

Emri i Qafës u bë publik në 2019. Ai u arrestua asokohe nën akuzën e krimeve ndaj personit.

Artan Plaka

Nuk ka të dhëna

Besjan Xhixha

Bessjan Xhixha, akuzohej për përfshirjen në vrasjen e vëllezhërve Haxhia në Durrës.
Gjykata e Posaçme le të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Besian Xhixhën dhe Enver Divën, të akuzuar si të përfshirë në vrasjen e dy vëllezërve Besmir e Viktor Haxhia, prillin e vitit të kaluar në Durrës.

Besjan Xhixha, u arrestua nga Policia në 2020 në lidhje me këtë ngjarje.
SPAK ra në gjurmët e tyre, pas dëshmisë së të penduarit Klevis Alla. Ai i tha prokurorëve se ata ishin porositur nga Talo Çela për ekzekutimin e vëllezërve Haxhia. Për disa ditë me radhë, ata kishin vëzhguar lëvizjet e vëllezërve dhe planifikuar krimin. Por, pak ditë para se të kryenin vrasjen, ata janë tërhequr, pasi Enver Diva është infektuar me Covid-19 dhe për këtë shkak ishte karantinuar.

Sipas të penduarit, për këtë fakt Xhixha e Diva kishin debatuar ashpër me Nuredin Dumanin. Në këtë situatë, sipas deklarimeve të Kevis Allës, ekzekutimi i vëllezërve është kryer nga të akuzuarit e tjerë dhe se shënjestër ishte vetëm Besmir Haxhia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb