SEMAN

Gazetari Ervis Kuçi raporton për BalkanWeb se Ermal dhe Spartak Saliaj janë dy vëllezërit që u shpëtuan sot pasi bënin sërf në bregdetin e Semanit.

Ata ngecën 1 km larg bregut pasi iu çanë balonat, dhe rrjedha i drejtoi drejt grykëderdhjes së lumit. Ishin mjetet lundruese të Policisë që arritën të shpëtojnë dy vëllezërit.

Ndërkohë ata u transportuan për në spitalin e Fierit dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb