Policia italiane informoi sot se ka arrestuar gjithsej 10 person,a të cilët merreshin me trafik droge të llojeve të ndryshme, që nga kokaina, heroina e marijuana.

Mes të arrestuarve më shumë ka shqiptarë, por edhe italianë, algjerianë e tunizianë. Operacioni u kodua “Country Hide”, ndërsa 50 karabinierë kanë marrë pjesë në t5ë, duke arrestuar njerëz, por edhe hetuar të tjerë, të cilët dyshohet se kishin role të caktuara në bandën e trafikut të lëndëve narkotike, shkruajnë mediat italiane.

Të akuzuarit akuzohen për tregti droge, por edhe për vjedhje, të kryera në disa ferma lokale. Të arrestuarit kishin krijuar gjithsej 4 banda, me anëtarë të etnive të ndryshme dhe vepronin në komuna të ndryshme të Raguzës.

Në burg përfundoi shqiptari:

Mesar Ruçi 44 vjeç

Në arrest shtëpie përfunduan shqiptarët:

Francesko Liko 26 vjeç

Artur Liko 26 vjeç

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb