Detaje të tjera dalin nga dosja hetimore për dy persona të tjerë, që janë arrestuar me urdhër të SPAK.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se mes të arrestuarve është Petrit Qoli, i dyshuar si vrasës me pagesë. Ai akuzohet se ka marrë pjesë në vrasjen e Fatmira Dedajt në Durrës.

“Vrasje me paramendim”, e kryer për interes dhe me pagesë, në dëm të viktimës Fatmira Habili (Dedaj), finalizuar në datën 14.09.2013 në qytetin e Durrësit, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta’’, në formën e mbajtjes, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 78/2, 279, 28/4, 333/a /2 dhe 334, të Kodit Penal.”, thuhet në dosjen e SPAK.

Po ashtu, për këtë akuzë akuzohet edhe Agron Qoli.

“Vrasje me paramendim”, e kryer për interes dhe me pagese, në dëm të viktimës Fatmira Habili (Dedaj), finalizuar në datën 14.09.2013 në qytetin e Durrësit, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta’’, në formën e mbajtjes, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”,”, thuhet në dosjen hetimore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: