TIRANE- Deputeti e Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi dhe juristi i PD-së Gazment Bardhi në një konferencë për shtyp kanë publikuar fakte, që sipas tyre, tregojnë se të paktën 5 nga kandidatët për KLP dhe KLGJ nuk i përmbushin kriteret.

Duke përmendur emrat, deputetët thonë se njëri nga kandidatët rezulton i dënuar, tjetri funksionar i lartë politik, një tjetër bashkëpunëtor i sigurimit, etj.

Sipas Bylykbashit këta kandidatë “delegjitimojnë të gjithë funksionimin e Këshillit të Lartë të Gjyqësor dhe atij të Prokurorisë.

EMRAT
Altin Haziraj nga Shoqëria Civile: Ka depozituar deklaratë ku deklaron se nuk ka qenë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë. Është deklaratë e rreme, sepse sipas shkresës së Drejtorisë së Burgjeve dhe Prokurorisë së Përgjithshme rezulton se Altin Hazizaj është dënuar dy herë me vendim të formës së prerë për dy vepra penale. Dokumenti nga sektori i dekriminalizimit për Altin Hazizaj është dorëzuar në Kuvend por është fshehur për anëtarët e opozitës. Ai duhej të ishte skualifikuar. Kjo e bën listën të pavlefshme

Alfred Balla nga Shoqëria Civile: Në rekomandimin e ONM nuk plotëson kriterin e angazhimit në Shoqërinë Civile në 5 vitet e fundit. Platforma e këtij kandidati është plagjiaturë e një kandidati tjetër (Plarent Ndreca). ONM thotë se ky kandidat nuk ka integritetin e duhur për të qenë kandidat.

Kozma Jano nga radhët e avokatisë: Nga dokumentacioni që i është fshehur opozitës, rezulton, se Kozma Jano i datëlindjes 1956 ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit me pseudonimin “telefoni.” Ka qënë kryetar i Partisë Komuniste të degës Lushnje dhe në 2011 ka qenë kandidat në zgjedhjet lokale në listën e këshilltarëve. Kjo e dhënë është në faqen e KQZ.

Ilir Panda nga trupa e pedagogëve: ONM ka konstatuar se Ilir Panda ka qenë i përfshirë në nivele të larta politike, ç’ka ligji e ndalon.

Sokal Lamaj nga radhët e avokatisë: Nuk ka vërtetimin për shlyerjen e detyrimeve tatimore, që është shkelje flagrante për kriteret e kandidatëve që vijnë nga avokatia. Ndaj tij janë marrë masa administrative për mos pagesën e rregullt të tatimeve. Ky është kriter ndalues për kandidatët. Edhe ky kandidat e deligjitimon listën. ONM ka konstatuar se nuk provon ligjshmërinë e pasurisë.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: