Dy persona kanë rënë në pranga dhe një tjetër është proceduar në gjendje të lirë për organizim të paligjshmë të lojërave të fatit.

Mësohet se në pranga ka rënë Kejsi Brahja dhe Florenco Brahja.

Gjithashtu, u shpall në kërkim pronari i lokalit shtetasi P. E., për veprën penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra fati të palejuara”. Vijon puna për kapjen e tij.

Informacion-Tiranë

Vijon operacioni policor i koduar “Fati i lojërave”.

Goditet, nga Komisariati i Policisë Nr. 1, një tjetër rast i vënies së lokaleve në dispozicion për organizimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Vinin baste sportive në aparatet e tyre celulare, vihen në pranga 2 shtetas, procedohet në gjendje të lirë një tjetër.

Shpallet në kërkim pronari i lokalit, ku organizoheshin lotari të palejuara.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e lojërave të fatit, si dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, kanë organizuar kontrolle në lokale dhe ambiente të ndryshme, të cilat mund të vihen në dispozicion për organizimin e lotarive të palejuara dhe kanë goditur një rast të ushtrimit të kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Në Sauk, shërbimet e Policisë, kanë ushtruar kontroll në lokalin në pronësi të shtetasit P. E., të cilin e kishte përshtatur për organizimin e lotarive të palejuara. Gjatë kontrollit janë konstatuar duke vënë baste sportive, nëpërmjet aparateve të tyre celularë, shtetasit K. B., 21 vjeç, F. B., 28 vjeç, dhe shtetasi R. M., 17 vjeç.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara” i shtetasve K. B. dhe F. B., ndërsa shtetasi R. M. u procedua penalisht në gjendje të lirë.

Gjithashtu, u shpall në kërkim pronari i lokalit shtetasi P. E., për veprën penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra fati të palejuara”. Vijon puna për kapjen e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: