Gjykata e Tiranës vijon sot me pjesën e dytë të personave të arrestuar, proceduar apo të shpallur në kërkim mes të cilëve dhe menaxherëve apo administratorëve të lokaleve të cilët ishin personat kyç në organizimin e lojërave të fatit, një operacion që çoi në arrestimin e 115 personave, procedimin e 24 të tjerëve si dhe dy në kërkim.

Sot vendoset masa e arrestit për Gramoz Muratajt është një prej personave të arrestuar. Në sallën e tij u gjetën dhe u kapën në punë të zezë 6 punonjës, 20 monitorë, 17 DVR dhe administratori i sallës, shtetasi G. M. Po ashtu u gjetën dhe u sekuestruan 170 milionë lekë të vjetra, të grumbulluara nga bastet që ishin vendosur nëpër pikat e monitoruara prej kësaj qendre kriminale

Ditën e djeshme u caktua masa e sigurisë për 29 të parët ku u lanë në arrest me burg Erjon Kreka, Igli Spaholli, Ilirjan Balla, Erjon Muja, Dritan Dema, Romir Hamitaj, Ines Salija, Axhildo Kashari, Igli Oboni, Klajdi Tosku, në arrest shtëpie u lanë Redinel Hamolli, Endrit Osmanaj dhe Samuel Buzi u dhe Klajdi Toska kurse në detyrim paraqitje Julian Kasaj, Edrian Myftari, Klevis Dedja dhe Ledion Aliçka.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb