TIRANA

Policia ka dhënë informacion zyrtar mbi plagosjen në fund të rrugës ‘’5 Maji’’ në Tiranë.

Sipas njoftimit zyrtar, Kevin Cungu ka plagosur 30- vjeçarin Rexhep Gjelin me pistoletë dhe është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Po Cungu është identifikuar menjëherë nga Policia dhe zona tashmë është rrethuar atë. Ndërkohë gazetarja Dorjana Bezat raporton për BalkanWeb se sherri nisi për motive banale, teksa dy protagonistët e ngjarjes fillimisht janë zënë me fjalë, dhe më pas sherri ka ekzaltuar në plagosje nga ana e Kevin Cungut.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Policia identifikon autorin e dyshuar të plagosjes me armë të 30-vjeçarit.

Vijon krehja e zonës për kapjen e tij.

Më datë 11.09.2020, rreth orës 21:26, në fund të rrugës “5 Maji”, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, dyshohet se shtetasi me iniciale K. C, ka plagosur me armë zjarri pistoletë në këmbë shtetasin R.Xh., 30 vjeç, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta kanë bërë identifikimin e autorit të dyshuar.

Policia ka rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit, i cili menjeherë pas plagosjes është larguar nga vendngjarja .

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb