SARANDË

Një doganier dhe një 23- vjeçare janë arrestuar në pikën kufitare të Qafë Botës pasi po tentonin të kalonin drogë drejt Greqisë.
Doganieri 36- vjeçar Arten Ibrahimi ishte drejtuesi i automjetit që kishte fshehur drogën në bagazh dhe shoqërohej nga 23- vjeçarja Kostandina Meci.

Arten Ibrahimi në fakt është doganier jo tek kjo Pikë Kufitare por tek ‘Tre Urat’ në Përmet ndërkohë po tentonte ta kalonte drogën me sasi ende të papërcaktuar me automjetin tip ”Toyota” me targë AA 040 TY.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb