Policia britanike ka goditur një rrjet shqiptar të trafikimit të lëndëve narkotike, operacion i cili ka konkluduar me arrestimin e pesë anëtarëve të bandës, të pestë me shtetësi shqiptare.

Grupi udhëhiqej nga dy vëllezërit, Elegantin dhe Klerdi Alcani dhe kishte objektiv prodhimin dhe shitjen e sasive të mëdha të kanabisit në të gjithë verilindjen e Britanisë.

Gjatë arrestimit, anëtarëve të bandës i është konfiskuar një sasi e drogës, e dyshuar kanabis, e cila kapte vlerën prëj më shumë se 60 mijë paundësh.

Grupi ra në sy të policisë në shkurt të vitit të kaluar, pasi oficerët e policisë vunë re një makinë me pamje të dyshimtë në Axebridge Gardens në Ëest End të Neëcastle.

Kur oficerët e policisë iu afruan automjetit, gjetën shqiptarin Erdi Haldedën në sediljen e shoferit së bashku me bashkëpunëtorin Olti Gjoni dhe një çantë me 47,574 £ paund cash.

Kontrollet rutinë zbuluan se Haldeda nuk kishte licencë ose sigurim dhe makina në fakt ishte regjistruar në një adresë në Glasgoë nën emrin e një bashkëpunëtoreje tjetër, Kayana Dodgson.

Haldeda dhe Gjoni u arrestuan dhe u morën në pyetje, ndërsa ndaj tyre nisi hetimi.

Një kontroll i kryer në adresën e Haldeda-s në Faraday Grove në Gateshead, nxorri në dritë një numër bimësh kanabisi dhe një kontroll në një pronë në Neëburn zbuloi 12.5 kilogramë kanabis dhe 15,000 £ të tjera cash.

Vëllezërit Alcani u identifikuan shpejt si drejtuesit kryesorë në zinxhirin e prodhimit të drogës të klasit B.

Dodgson u arrestua më vonë dhe grupi më vonë u paraqit në gjykatën e Neëcastle Croën, ku të gjithë përveç Haldeda u deklaruan fajtorë për rolet e tyre në rrjetin e drogës.

Erdi Haldeda, 33 vjeç, u shpall fajtor për posedim të pasurisë kriminale dhe më parë kishte pranuar posedimin e kanabisit si dhe drejtimin e mjetit pa sigurim apo pa leje.

Haldeda u burgos për dy vjet e gjashtë muaj, ndërsa Gjoni u burgos për 12 muaj dhe u urdhërua t’i paguante viktimës një shtesë prej 156 £ për posedim të pasurisë kriminale.

Elegantin Alcani, 24 vjeç, u dënua me dy vjet burg për shkak të prodhimit të kanabisit, ndërsa vëllai Klerdi, 25 vjeç, u burgos me gjashtë vjet e gjysmë për shkak të prodhimit të kanabisit dhe posedimit të pasurisë kriminale.

Dodgson u burgos për një total prej nëntë vjet e gjysmë për posedim me qëllim të furnizimit dhe për t’u shqetësuar në prodhimin e kanabisit, si dhe posedim të pasurisë kriminale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb