Operacioni Forca e Ligjit ka shkuar në Berat këtë herë ku iu kërkon burimet e pasurisë 4 të dënuarve për krime të rënda, mes tyre dy vëllezër.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Dritan Zhuka, banues Berat, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni në rrethana rënduese”;

Altin Zhuka, banues në Berat, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni në rrethana rënduese”;

Byniamin Hajro, banues në Berat, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim;

Alsid Vrapi, banues në Berat, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb