ROMË

Dy shqiptarë të quajtur Fredi Frrokaj dhe Olsi Mitraj, përkatësisht 43 dhe 41 vjeç, kanë rënë në prangat e policisë italiane.

Bashkë me ta, është arrestuar edhe shtetasi italian i quajtur Alberto Zannini. Tre personat u arrestuan të martën me akuzat e falsifikimit dhe të rrëmbimit të një biznesmeni nga Brescia. Ky i fundit ishte shitur tek një grup që kishte lidhje me Al Qaeda.

  • foto galeri

Biznesmeni Alessandro Sandrini, u mbajt peng në Siri nga viti 2016 deri në vitin 2019, kur edhe arriti të shpëtonte. Banda prej tre personash akuzohet për rrëmbim për qëllime terrori, ndërsa Sandrini është akuzuar për simulim të një krimi dhe mashtrimi.

Dyshohet se Sandrini ra dakord me të tre autorët për rrëmbimin që do të ishte fals, me qëllim që të merrte disa para, por pasi ai u dërgua në Turqi u shit tek grupi terrorist, tha policia.

Veprimet kriminale dyshohet se kanë ndodhur në territoret e shteteve të ndryshme si në Itali, Turqi dhe Siri.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb