LEZHË– Sekuestrohen 1 kilogram e 130 gram lëndë narkotike, ndërsa janë arrestuar dy persona dhe një tjetër është shpallur në kërkim. Burime nga policia e Lezhës bënë me dije se në pranga ranë Ahmet Isufi, 25 vjeç, banues në Durrës dhe Armando Marku, 26 vjeç, banues në Rrubik të Mirditës si dhe u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit E.Ll. 28 vjeç, banues në Rrubik.

Të njëjtat burime theksojnë se në orët e vona të mbrëmjes, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, në Rrubik, Ahmet Isufi është kapur dhe arrestuar në flagrancë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në çantë iu gjet një sasi prej 1 kilogram e 130 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva.

Nga veprimet e mirëfillta hetimore të kryera , ka rezultuar se i riu dyshohet se këtë sasi lëndë narkotike e ka marrë nga Armando Marku me qëllim dorëzimin tek shtetasi E.Ll. Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për vepren penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: