Sokol Vruzhaj 47-vjeç, ka rënë në prangat e policisë pasi ka plagosur me thikë babain e tij.

Sipas policisë 47-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Ngjarja ka ndodhur në Levan në Fier, ndërsa bëhet me dije se 80-vjeçari Deli Vruzhaj, ndodhet në spital ku edhe po merr trajtim mjekësor, jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq Sokol Vruzhaj, është shoqëruar Komisariatin e Policisë Fier për veprime të mëtejshme.

Fier-Plagosi me mjet prerës (thikë) babain e tij, Policia kap dhe shoqëron autorin.

Pas marrjes së njoftimit se në Levan kishte ndodhur një konflikt në familje dhe për pasojë djali kishte plagosur babin e tij me thikë, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje .

Falë veprimeve të shpejta e profesionale është bërë i mundur neutralizimi i autorit të dyshuar, shtetasit  S.V., 47 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe kishte goditur me thikë në banesë babain e tij, shtetasin D.V, 80 vjeç.

Shtetasi S.V., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier për veprime të mëtejshme, ndërsa babai i tij shtetasi D.V., ndodhet në spitalin rajonal të Fierit jashtë rrezikut për jetën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: