Detaje të reja janë zbardhur nga sherri i ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në Sarandë, ku Fiqiri Kullai , Pëllumb Ahmeti dhe Sazan Duka janë konfliktuar me sende të forta.

Sipas policisë sherri ka nisur për parkimin ndërsa më pas ka degraduar në përplasje fizike.

Fillimisht janë konfliktuar në lokalin e 26-vjeçarit Pëllumb Ahmeti dhe më pas Pëllumbi dhe Fiqiri Kullai kanë shkuar tek banesa e Sazan Dukës. Ndërkohë Fiqiri Kullai është ish-kryetari i Komunës Vergo, ndërsa Pëllumb Ahmeti është kunati i tij.

Sakaq për shkak se ka pësuar frakturë në kokë, ish-kryetari i Komunës Vergo është nisur privatisht drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: