ROME

Karabinierët në Alvito të Italisë kanë arritur të shkatërrojnë një bandë kriminale që merrej me trafik droge.

Policia italiane ka njoftuar se në pranga kanë përfunduar 4 burra shqiptarë, banor prej vitesh në Itali.

Nga ana e policisë së vendit fqinj është sekuestruar lëndë narkotike e llojeve të ndryshme si kokaina, marijuana dhe hashashi.

Kështu, të arrestuar kanë përfunduar shqiptarët e quajtur Qamil Proshka 39 vjeç, banues në Alvito, Erjon Cara banues në Alvito (gjykata dha arrest shtëpie), Blerim Meka banues në Alvito, Agron Isufi 43 vjeç.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb