GREQI

Një grup i shpërndarësve të drogës në Greqi është shkatërruar teksa Policia ka arrestuar 8 prej tyre.

Në total grupi përbëhej nga 14 anëtarë deri tani, teksa 6 janë ende në kërkim.

Të prangosurit që shpërndanin dhe drogë janë nga Gana dhe Nigeria, por mes tyre ka dhe dy shqiptarë. Armand Feim Merkaj dhe Adrian Sokol Bushgjokaj janë dy shqiptarët pjesë e këtij grupi që janë arrestuar.

Po ashtu Policia greke ka sekuestruar 12 mijë euro, 264 gram marijuanë, 4 gram heroinë, 15 celularë dhe një makinë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb