Policia e Elbasanit arrestoi sot dy persona të tjerë për pengimin e zbardhjes së vrasjes së Florian Lamçes në Elbasan, ngjarje e ndodhur në 30 korrik, për të cilën qëndron pas hekurave si autor, dhëndri i ish-kryebashkiakut Qazim Sejdini.

Ndërsa numri i të arrestuarve bashkë me Sokol Sanxhaktarin e Adriano Hajdarin ka shkuar në 4 persona, gazetarja Dorjana Bezat ka zbardhur për “BalkanWeb” emrat e të arrestuarve sot.

Ata janë Mehmet Muça dhe dhe Amadeus Lamçja. Mësohet se të dy janë shokë me dhëndrin e ish-kryebashkiakut të Elbasanit. Lamçaj ka gënjyer para policisë dhe ka thënë se nuk ishte në lokal kur ndodhi ngjarja por hetimet nxorën të kundërtën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb