Burime për BalkanWeb bëjnë me dije se disa anëtarë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit janë shoqëruar ditën e sotme në komisariatin Nr.1 Tiranë.

Ata janë arkitekti Astrit Seranaj, pedagogu Ergys Mertiri, artisti Donald Martini dhe tekniku Gentjan Hasani. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për BalkanWeb se fillimisht është shoqëruar Astrit Seranaj dhe më pas 3 të tjerët. Një prej tyre ka tentuar të thyejë koordonin policor tek pedonalja e Tiranës dhe ka kundërshtuar policët.

Lajmin e shoqërimeve e konfirmon me një status në FB edhe aktori Neritan Liçaj. Ai shkruan se Policia ka shoqëruar 4 anëtarët pa asnjë arsye.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb