“Shqiponjat” në bashkëpunim Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Fierit, si rezultat i kontrolleve të befasishme, të realizuara në të gjithë territorin e qarkut, kapën dhe arrestuan në flagrancë dy persona, Aleksandër Leka, 32 vjeç dhe Qamil Leka, 27 vjeç, të dy banues në Çermë e Sipërme, Divjakë.

Sipas policisë  gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin lëviznin, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, të ndarë në doza të gatshme për shitje, dhe një mjet prerës (thikë).

Po ashtu në pranga ka rënë edhe shtetasi Luan Barjamaj, 32 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtonte ky shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, të ndarë në doza të gatshme për shitje;

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. S., 26 vjeç, banues në Fier, pasagjer në automjetin që drejtohej nga shtetasi L. B., pasi iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza të gatshme për shitje;

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb