ROMË

Disa nga anëtarët e dyshuar të konsideruar të grupit të “mafies viterbese” kanë dalë para gjykatës. Nëntë nga 13 të arrestuarit nga grupi kriminal kanë kërkuar gjykim të shkurtuar.

Ionel Pavel, 36 vjeç i vetmi me origjinë rumune, pjesë e grupimit, kërkoi gjykim të shkurtuar. Gjykimi i shkurtuar u kërkua edhe nga italianët Viterbesi Manuel Pecci dhe Gabriele Erasmi, të vetmit që janë duke u gjykuar nga “arresti në shtëpi”. Parashikohet se gjykim i shkurtuar mund të jepet edhe për të quajturit “shefa të grupit” Ismail Rebeshi e Giuseppe Trovato, shkruajnë mediat italiane.

Mirëpo kërkesa për gjykim të shkurtuar për dy të lartpërmendurit do të zyrtarizohet më 24 janar. Po më datë 24 janar pritet të zyrtarizohet nëse do të ketë gjykim të shkurtuar edhe për shqiptarin tjetër Gazmir Gurguri.

  • foto galeri

Seanca dëgjimore paraprake për nëntë nga 13 të arrestuarit në goditjen antimafia të 25 janarit 2019 filloi në orën 10.00 të mëngjesit në Gjykatën e Romës. Më datë 21 dhjetor, në të njëjtën sallë dy prokurorët Fabrizio Tucci dhe Giovanni Musarò lexuan akt-akuzat. Po ashtu, edhe vëllezërit shqiptarë Spartak dhe Shkelzen Patozi, 35 vjeçari me origjinë maroken Fouzia Oufir, dhe punëtori 32 vjeçar nga Viterbo Gabriele Laezza kanë kërkuar gjithashtu gjykimin e shkurtuar.

Të dy dhe sipërmarrësi 37-vjeçar shqiptar Ismail Rebeshi, në krye të shoqatës kriminale të pretenduar të stilit mafioz aktiv në Viterbo ndërmjet 2017 dhe 2018, do të gjykohen në 10 shkurt, me një të tretën e dënimit të zbritur në rast dënimi. I njëjta gjë vlen edhe për Sokol Dervishin, baristi Luigi Forieri dhe kontraktori Martina Guadagno.

Prezumimi i pafajësisë

Një i dyshuar thjesht nënkupton një person kundër të cilit kryhen hetimet paraprake në një çështje penale.

Në sistemin penal italian ekziston prezumimi i pafajësisë deri në shkallën e tretë të gjykimit. Prezumimi i pafajësisë bazohet në nenin 27 të kushtetutës italiane sipas të cilit një person “nuk konsiderohet fajtor deri në dënimin përfundimtar”.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb