ITALI

Policia italiane ka arrestuar katër shqiptarë, të akuzuar se kanë grabitur dhe rrahur një italian të moshuar.

Ngjarja ndodhi në zonën e Lignanos në Itali, ku pre e dhunimit ka rënë 85-vjeçari Giuseppe Sparta, shkruajnë mediat e vendit fqinj.

Shqiptarët Taulant Frroku, 30 vjeç, Zef Haxhia, 29 vjeç, Vuka Aviljam 28 vjeç dhe Eugen Gjonaj 26 vjeç u prangosën disa orë pas ngjarjes. Ata i shkaktuan 85-vjeçarit plagë të shumta dhe një frakturë në brinjë. Për rrjedhojë, i moshuari ka përfunduar në spital.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb