ANGLI

Tre banditë shqiptarë u kapën me 500 mijë paund kokainë të pastër.  Shqiptarët u kapën duke trafikuar lëndën narkotike të llojit A, ndërsa kanë su,lmuar edhe oficerët e policisë. Policia iu gjeti atyre edhe karta identiteti false, që i kishin në banesë, shkruajnë mediat britanike.

Denis Markeci, 29 vjeç dhe Endri Cena, 26 vjeç, akuzohen për posedim të drogës të llojit A dhe për sulm ndaj tre oficerëve policorë të Britanisë në Britton, Bristol. Ata u akuzuan gjithashtu se posedonin dokumente identiteti të rremë së bashku me Dorian Zilin, 25 vjeç.

  • foto galeri
  • foto galeri

Banesa ku ata jetonin u kontrollua dhe u gjetën dokumente identiteti të rremë, përfshirë katër karta identiteti italiane dhe dy rumune, dhe karta bankare të paligjshme. Të gjithë u dërguan në paraburgim, ndërsa do të paraqiten para gjykatës më datë 3 janar 2020.

Phil Pestridge, menaxher i operacioneve të NCA, tha: “Ndjekja e vazhdueshme e individëve dhe grupeve të përfshirë në drogën e klasës A të trafikimit është një fokus për Agjencinë Kombëtare të Krimit. Ne po luftojmë të gjitha grupet që i bëjnë dëm shoqërisë sonë”.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb